Fondacioni Kosovë-Luksemburg ndihmon çerdhen "Gëzimi Ynë"

VitiPostuar: 11:12 / 04.10.2017

Një donacion nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg ka arritur sot për çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti, që përfshin pajisje të ndryshme, aparaturë për pastrim, lodra etj.

Kjo do të mundësojë kushte më të volitshme si për personelin e këtij Institucioni, po ashtu edhe për plotësim të kushteve për fëmijët aty.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Viti, Qahil Sinani, ka theksuar se ky donacion, vjne në vazhdën e mbështetjes së vazhdueshme që ka dhënë Fondacioni Kosovë-Luksemburg në fusha të ndryshme e kështu edhe në krijim të kushteve në arsim. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.