Fondacioni "Solon" dhuron 140 kompjuterë për dy shkollat e mesme në Skenderaj

SkënderajPostuar: 14:46 / 18.04.2019

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka vizituar sot dy shkollat e mesme të qytetit: Gjimnazin “Hamëz Jashari” dhe Shkollën e Mesme Teknike “Anton Çetta”, të cilat kanë përfituar një donacion nga Fondacioni zviceran “Solon”, prej 140 kompjuterëve, për punën praktike në kabinetet e tyre të teknologjisë.

Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit shkollave të mesme, kryetari Jashari, u ka thënë atyre të jenë të angazhuar maksimalisht në procesin edukativo-arsimor, tanimë që kushtet për mësim praktik, janë më të mira.

Kryetari Jashari ndërkaq, ka premtuar përkrahje të vazhdueshme për nxënësit e komunës sonë, me anë të ndarjes së bursave, për nxënës të dalluar.

Vlen të përmendet fakti se, të shtunën e kaluar, kryetari Jashari nënshkroi marrëveshjet me studentët e Skenderajt, për ndarje të 164 bursave, në vlerë prej 500 eurove për secilin student. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.