Fshati Talinovc në Ferizaj së shpejti me rrugë të asfaltuara

FerizajPostuar: 13:57 / 12.09.2017

Ekskavatorët e “Berisha Kompanisë”, këtë të martë kanë filluar së realizuari projektin e rrugëve të fshatit Talinovc i Jerlive.

Nga afër punimet në këtë rrugë i ka përcjellur, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku edhe me kryesuesin e kuvendit të komunës, Faruk Gurin, por edhe banorë të kësaj rruge, transmeton InfoKomuna.

Me këtë rast kryetari Svarqa, është shprehur se në këtë fshat do të asfaltohet mbi 1 kilometër e gjysmë asfalt, ndërsa parashihet që të bëhet edhe rregullimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik, por edhe ndriçimi i një pjesë të rrugës që lidhet me rrugën “Driton Isalimi”.

“Ky është njëri nga lokalitet që është afër qytetit dhe sigurisht të gjitha këto janë pjesë rrjedhëse e investimeve gati në qytete, për shkak se tashmë Talinovci i Jerlive, po merr primatin e njërit ndër vendbanimet e zhvilluara përgjatë kufijve që kufizojnë zonën e qytetit”, ka thënë kryetar Svarqa duke shtuar se rregullimi i rrugëve të këtij fshati do të bëhet me të gjitha standardet dhe me gjerësi prej 6 metrave.

Edhe banorët e kësaj pjesë të qytetit e kanë mirëpritur realizmin e këtij projekti jetik për ta. Thanë se investime të tilla nuk kanë pasur pothuajse asnjëherë.

U bë e ditur se vlera e këtij projekti, komunës së Ferizajt do ti kushtojë mbi 150 mijë euro./InfoKomuna/
 

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.