Gashi: Nisma është alternativa më e mirë për qytetarët e Klinës

KlinëPostuar: 16:28 / 26.09.2017

Kandidati i Nismës për kryetar të Klinës, Nezir Gashi, është zotuar se gjatë mandatit të tij qeverisës do të punojë në të gjitha sferat e jetës, të cilat janë me rëndësi për qytetarët.

Ai tha se Nisma ka dëshmuar veten si parti edhe në nivelin qendror dhe edhe në nivel lokal do të jetë e përkushtuar për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

“Nisma është alternativa më e mirë për qytetarët e Klinës. Nisma do të krijoj parakushte për zhvillim ekonomik për të gjithë”, tha Gashi.

Para simpatizantëve të Nismës ai paraqiti programin e tij duke thënë se Nisma synon reforma në administratën lokale, synon të zhvillojë politika, ngritjen e kapaciteteve për nëpunësit civilë, ofrim të informatave digjitale, administratë publike në shërbim të qytetarëve dhe punësim në administratë me baza meritore.

Gashi tha se arsimi cilësor do të jetë prioritet, ku Nisma do të depolitizojë punësimin në komunë duke punësuar kuadër të kualifikuar dhe do të krijohen kushte adekuate për nxënësit.

Ai u zotua se gjatë qeverisjes së tij do të punojë për rregullimin e shëtitoreve dhe shtretërit e lumenjve, ndërkohë që prioritet do të jetë edhe zhvillimi i bujqësisë, duke e pasur parasysh që shumë familje në këtë komunë merren me veprimtari bujqësore.

Ai tha se do te krijojë kushte të mira dhe do të ketë subvencione për bujqit.

Gashi premtoi ndërtimin edhe të qendrës rinore për të rinjtë e kësaj komune.

Pretendenti për Klinën ftoi qytetarët që më 22 tetor të dalin për të votuar dhe t’i dhënë drejtimin e duhur kësaj komune. Ai u zotua se do të jetë në shërbim të qytetarëve të kësaj komune duke thënë se ka ardhur koha e Nismës.

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...