Gërmime në Lupç të Podujevës, dyshohet për një kufomë

PodujevëPostuar: 12:57 / 29.11.2017

Në fshatin Lupç në Podujevë po dyshohet se mund të jetë një kufomë e cila sipas gërmuesve thuhet se i takon luftës së fundit në Kosovë.

Dyshime të njëjta janë edhe për një kufomë tjetër në fshatin Majac, njofton Klan Kosova.

Kryetari i shoqatës së të pagjeturve në Podujevë, Latif Mehmeti, tha që dyshimet janë se gjendet në trup por deri tani nuk janë hasur në asnjë fakt.

Mehmeti bëri të ditur se gërmimet në fshatin Lupç do të vazhdojnë edhe për disa orë ndërsa për fshatin Majac ende nuk është konfirmuar.

Ai tha se janë saktësisht 41 persona të pagjetur dhe ka 5 vjet që nuk është gjetur asnjë trup i zhdukur që nga lufta në Kosovë, njofton Klan Kosova.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...