Gjermanishtja kërkohet si gjuhë e dytë e huaj në Gjimnazin e Pejës

PejëPostuar: 10:43 / 22.09.2018

Nxënësit e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë, por edhe prindërit e tyre kanë ngritur shqetësimet për mungesën e mësimit të gjuhës gjermane, e cila nuk figuron si gjuhë e dytë e huaj e as që mbulon të gjitha paralelet e kësaj shkolle.

Gjimnazistët e kontaktuar nga “Koha Ditore” e shohin më të nevojshme mësimin e gjuhës gjermane sesa atë frënge.

“Gjuha gjermane për ne sot po duhet më shumë sesa ajo frënge, sepse me gjuhë gjermane ke mundësi më të mëdha edhe për të studiuar jashtë, si në Gjermani apo Austri, por edhe për punë”, flasin disa nxënës për gjuhën që me më dëshirë e kishin mësuar.

Për këtë çështje prindërit edhe kanë mbajtur takim këtë muaj në shkollë për të shikuar mundësinë e përgjigjes pozitive të shkollës në kërkesat e tyre, që fëmijët të mësojnë gjuhën gjermane e jo gjuhën frënge, e cila si lëndë është gjuhë e dytë e huaj në gjimnaz, pas gjuhës angleze. /InfoKomuna/

LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.