Gjilani anuon debatin për draft-rregulloren për kutitë e ankesave në institucionet arsimore

GjilanPostuar: 11:22 / 12.03.2020

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndërprerjen e procesit edukativo-arsimor në institucionet publike dhe private, deri më 27 mars, si dhe ndalimin e të gjitha aktiviteteve dhe tubimeve publike me qëllim të parandalimit të përhapjes së Coronavirusit, Komuna e Gjilanit ka anuluar debatin e paraparë për datë 13.03.2020.

Ky debat për draft-rregulloren komunale për kutitë e ankesave në institucionet e arsimit para universitar, ka qenë i planifikuar më herët, për ditën e premte, 13 mars 2020, por tani për tani anulohet konform vendimit dhe udhëzimeve të qeverisë së vendit.

Për hapat e mëtejmë do të njoftoheni me kohë, thuhet në njoftimin e Komunës. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.