Gjilani ka aktualisht 124 raste aktive me COVID-19, apelohet për kujdes maksimal

GjilanPostuar: 14:36 / 03.02.2021

Gjilan – Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e drejtorit për Shëndetësi, Selami Xhemaili, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin ditor të përballjes me pandeminë.

Në takim u bë e ditur se Gjilani ka një rënie të rasteve aktive, ku aktualisht janë 124.

Komiteti komunal u ka bërë apel ndaj qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së virusit, mbajtjen e maskës dhe mos grumbullimin.

Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 9498 mostra, 3443 kanë rezultuar pozitivë, 3221 janë shëruar, 107 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 124 raste janë aktive, të hospitalizuar dhe të konfirmuar me COVID-19 janë 16 persona dhe 215 mostra në pritje për rezultat./rajonipress/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...