Hajdin Berisha, emërohet nënkryetar i Komunës së Malishevës

MalishevëPostuar: 12:19 / 18.01.2018

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në kuadër të kompetencave dhe obligimeve të tij, sot e ka emëruar nënkryetarin e komunës. Nënkryetar i Komunës së Malishevës, është emëruar Hajdin Berisha. Me këtë rast, kryetari Begaj, e ka uruar Berishën, për detyrën e re.

Pas marrjes së emërimit, nënkryetari Hajdin Berisha, tha se "për katër vite të mandatit të kaluar qeverisës, jemi munduar ta bëjmë më të mirën për qytetarët". "Do të mundohem të punoj maksimalisht në kryerjen e obligimeve që mora sot", tha nënkryetari Berisha, transmeton InfoKomuna.

Hajdin Berisha, gjatë katër viteve të kaluara, ka qenë drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në Komunën e Malishevës.
/InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.