Haliti: Infermieria, bërthama e shërbimit shëndetësor

VitiPostuar: 13:13 / 12.05.2020

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, shpreh gjithë respektin e tij dhe të institucioneve komunale, për punën e palodhshme dhe angazhimin maksimal të këtyre profesionistëve.

"Në ditët e sotshme të zhvillimit të mjekësisë bashkëkohore, roli i infermierisë po fiton një dimension të ri të fuqizimit, duke i bërë infermierët ofrues të përkujdesit për miliona njerëz. Shërbimet shëndetësore pa infermierinë janë të pamundura apo jo të plota. Kështu infermieria mbetet bërthama e këtij shërbimi, e përqendruar në promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjes, kujdesin për të sëmurin dhe rehabilitimin e tij", ka shkruar Haliti në urimin e tij.

I pari i komunës, i përgëzon infermierët për sakrificën dhe kontributin e çmueshëm që po japin, sidomos, në këtë kohë pandemie.

Në mënyrë të veçantë, ai, u duartroket infermierëve vitias, të cilët bashkë me mjekët, të parët u përballën me këtë gjendje, duke qëndruar të përkushtuar, gjatë gjithë kohës, në krye të detyrës. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...