Hani i Elezit i përkushtuar në zbatimin e vendimit për ndërprerjen e procesit mësimor

Hani i ElezitPostuar: 10:26 / 12.03.2020

Duke pasur parasysh Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e nevojshme për parandalim të koronavirusit COVID-19” kryetari i Komunës Rufki Suma dhe nënkryetari Mallzum Qajani zhvilluan takim pune me zv/komandantin e Stacionit Policorë në Han të Elezit Muhedin Qaka dhe Medina Imishti drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale e komunës së Hanit të Elezit.

Në takim u theksua se institucionet zyrtare dhe përgjegjëse do të angazhohen maksimalisht për të implementuar Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Njëkohësisht ju bëhet apel qytetarëve dhe komunitetit të biznesit që të respektohen këto vendime ndërsa organet zyrtare do të jenë përgjegjëse për zbatimin e tyre.

Luten banorët e komunës së Hanit të Elezit që të jenë të përgjegjshëm dhe me angazhimin e tyre të kontribuojnë në tejkalimin e kësaj situate. /InfoKomuna/