Hani i Elezit përfiton projekt me vlerë 30 mijë euro nga DEMOS-i

Hani i ElezitPostuar: 16:35 / 16.05.2018

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma sot ka nënshkruar “Marrëveshje për Bashkëfinancim të Projekteve në Komunën e Hanit të Elezit nga fondi i përbashkët i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Helvetas Swiss Intercooperation menaxhuar nga Projekti DEMOS.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, projekti i cili do të bashkëfinancohet është “Asfaltimi i rrugës Uji i Thartë- Pustenik” ku nga kjo marrëveshje komuna e Hanit të Elezit përfiton 29,970.00euro.

Komuna e Hanit të Elezit këtë vit është shpërblyer fondi i përbashkët të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Helvetas Swiss Intercooperation menaxhuar nga Projekti DEMOS”, për performancën e treguar më 2016, me 29,970.00.

Marrëveshjen është nënshkruar sot në emër të Komunës së Hanit të Elezit nga Kryetari Rufki Suma, ndërsa Fatime Rrahmani në emër të Projektit DEMOS. /InfoKomuna/