Hapet tregu mobil dhe koperativa bujqësore në Kmetoc të Gjilanit

GjilanPostuar: 16:11 / 27.09.2018

Është hapur sot tregu mobil dhe kooperativa bujqësore në fshatin Kmetoc, ku qytetarët shqiptarë dhe serbë do të mund t’i shesin prodhimet e tyre bujqësore, sikurs eedhe që do t’i përdorin pajisjet moderne bujqësore.

Në ceremoninë e hapjes, ka marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtic.

“Sot Kmotoci e ka përfituar tregun mobil dhe Shoqatën Kooperativa falë mbështetjes së IOM, Komisioni Europian, ministrit Jevtic dhe Komunës së Gjilanit. Realizimi i këtij projekti është i vonshëm, por i domosdoshëm për Kmetocin sepse këta njerëz kanë kontribuar në multietnicitet, duke e ruajtur fqinjësinë e mirë, bashkëpunimin dhe duke përballuar vështirësitë e jetës bashkë. Ne do të vazhdojmë që ta funksionalizojmë tregun mobil te kisha e Shën Nikollës dhe do ta ndërtojmë tregun e ri të gjelbërt ku do të integrohen të gjithë bujqit në mënyrë që të shfrytëzohen të gjitha hapësirat bashkërisht”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Amabasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Conell, ka thënë se pjesëmarrja e shqiptarëve dhe serbëve në këtë ngjarje është mesazh i mirë për të huajt.

“Më vjen mire nëse mundemi ne si britanik në Kosovë që t’ju ndihmojmë që të punoni diçka realisht dhe me të vërtetë. Më vjen mirë që sot keni dalë të gjithë dhe ky është mesazh i mirë për neve të huajt të shohim çka është jeta normale, çka është jeta në Kosovë. Ju uroj suksese!”, ka deklaruar O’Connell.

Kurse, zëvendëkryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtic, është shprehur që jetë i lumtur që është realizuar ky projekt i rëndësishëm.

“Jam i lumtur që sot jemi në hapjen e tregut. Falënderoj ambasadën britanike, KE, UN dhe kryetarin Haziri për këtë bashkëpunim. Duhet të shikojmë se cka është prioritet i punës sonë e kjo është që të punojmë së bashku. Dhe me forca të përbashkëta të krijojmë kushte që qytetarët tanë të mund të jetojnë dhe ky treg këtu i mundëson qytetarëve të Kmetocit që prodhimet e veta t’i plasojnë dhe shesin, ngase kemi edhe shumë punë dhe proleme që duhet t’i zgjidhim”, tha ai.

Këto dy projekte kapin koston e afro 60 mijë eurove.

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.