"Hidromorava" i kërkon buxhet Qeverisë për sigurimin e ujit për Gjilanin

GjilanPostuar: 14:35 / 04.07.2019

Mungesa e ujit në Komunën e Gjilanit ka nxjerrë në pah edhe problemet e menaxhimit, të cilat ekzistojnë brenda kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava”. Mbi 50 për qind e ujit nuk faturohet.

Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, por edhe përfaqësues të Komunës së Gjilanit janë pajtuar që kompania e ujësjellësit të adresojë dhe të evitojë humbjet e ujit në rrjet gjersa të merren masat për implementimin e planit për stabilizimin e gjendjes sa i përket furnizimit me ujë të pijes për qytetarët e Gjilanit, shkruan sot Koha Ditore.

Kompania është zotuar që tri puse që ndodhen brenda hapësirës së kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të integrohen në rrjetin e ujësjellësit.

Mirëpo kompania nuk ka bërë përparime në këtë plan dhe se nuk i ka nën menaxhim puset e FSK-së dhe as nuk ka bërë ndonjë përparim në shpimin e puseve të reja gjersa situata me ujë është e përkeqësuar, ngase qyteti i Gjilanit po përballet me reduktime deri në 9 orë.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.