Hoti takoi banorët e fshatit Dollc

KlinëPostuar: 15:53 / 27.09.2017

Besim Hoti, kandidat i LDK-së për kryetar komune në Klinë, takon banorët e fshatit Dollc te kësaj Komune, para te cilëve prezantoj Platformën Programore të LDK-së për Klinën për periudhën 2017-2021.

Hoti duke përmendur investimet në Infrastrukturë që do bëhen në katër vitet e ardhshme theksoj edhe projektet në të cilat do të investohet në fshatin Dollc, ku me prioritet do të jenë: shtrirja e rrjetit të kanalizimit në fshat, asfaltimi i rrugës së varrezave, asfaltimi i rrugës nga udhëkryqi i Gjakovës në drejtim të fshatit, zgjerimi dhe riparimi i rrugës Klinë-Dollc, si dhe funksionalizimi i shkollës fillore në Dollc.

Banorët e Dollcit para Hoti shprehën shqetësimin e tyre për lënien anash nga ekzekutivi Komunal i Klinës, duke u shprehur që asnjë lopatë rërë nuk është hedhur në fshatin Dollc që nga viti 2007. Ata kërkuan më shumë vëmendje nga pushteti i ardhshëm lokal, i cili shpresojnë që do të ndërtohet dhe udhëhiqet nga LDK-ja, më kryetar Besim Hotin.