Inspektorati i Ferizajt mbyll disa biznese që shpërfillën vendimin e Qeverisë

FerizajPostuar: 15:44 / 14.03.2020

Që nga orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, gjashtë ekipe të Inspektoratit të Komunës së Ferizajt kanë dal në terren për t’i inspektuar bizneset e ndryshme pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës që urdhëron mbylljen e të gjitha bizneseve përjashtimisht ushqimoreve dhe farmacive.

Aksioni i inspektoratit ka rezultuar me mbylljen e disa bizneseve.

“Nga terreni dhe denoncimet e qytetarëve mund të konstatohet se përgjithësisht është zbatuar vendimi për mbyllje, përjashtimisht disa rasteve të cilave me procesverbal i është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë e për të cilat Inspektorati i Komunës ka proceduar sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas tyre gjatë së shtunës po ashtu është kontrolluar edhe vendimi i djeshëm i qeverisë lokale për mbylljen e tregjeve në Ferizaj ku u konstatua se është zbatuar plotësisht.

“Inspektorati i Komunës apelon tek bizneset që të respektojnë këtë vendim, në të kundërtën do të ketë gjoba të larta për mos respektuesit e këtij vendimi”, thuhet në komunikatë.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.