Instituti KLGI, nisi platformën dhe rrjetin e lidershipit transformues në nivel lokal

PrishtinëPostuar: 12:46 / 02.02.2021

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, lansoi platformën dhe rrjetin për profesionistët e rinj në nivel lokal.

Diskutimi i parë trajtoi, ‘Rolin e shoqërisë civile në fuqizimin e demokracisë lokale dhe avancimin e politikave publike’. Platforma do të vazhdojë me një seri diskutimesh për ‘Lidershipin Transformues’, duke përfshirë edhe praktika dhe modele.


Në diskutimin e parë, prezantuan, Dren Puka, Fondacioni KCSF dhe Donika Emini, Platforma CIVIKOS mbi konceptet, organizimin dhe praktikat, njëkohësisht u zhvillua diskutim mes pjesëmarrësve. Kjo platformë dhe rrjet ka fokus nxitjen e profesionistëve të rinj për angazhim, dhe rritjen e pronësisë në politikat lokale. Për akterët, Instituti KLGI do të nxjerrë udhëzuesin praktik për ‘lidershipin tranfomues në nivel lokal’.


Vlerësohet esenciale që niveli lokal të avancojë modelin e synuar, për këtë, përtej akterëve institucionalë, kërkohet sinergji edhe nga akterët tjerë socialë e publikë për të fuqizuar në themel frymën evropiane të qeverisjes lokale.


Platforma shtrihet në kuadrin e komponentës së katërt të programit, që ka për synim zgjerimin e pjesëmarrjes së profesionistëve të rinj në qeverisje lokale.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit ‘Mbështetje për Komuna më të Forta dhe më të Qëndrueshme (SSSM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.