Istogu me numrin më të madh të lëndëve për vjedhje të pyllit

IstogPostuar: 10:00 / 15.02.2018

Prerja ilegale e pyjeve në komunat e rajonit të Pejës edhe vitin e kaluar nuk ka ndaluar. Megjithëse në sy nuk bien si më herët kamionë të shumtë të ngarkuar me lëndë drusore apo grumbuj të druve anash rrugëve, megjithatë motosharra nuk ka pushuar në pyjet e Pejës, Istogut, Klinës dhe Deçanit.

Në bjeshkët e Pejës dhe të Rugovës, në përgjithësi ka më pak prerje të pyjeve krahasuar me vitet e kaluara, kur këto prerje kanë qenë alarmante. “Mirë është në Pejë. Edhe tash dimrit nuk kemi informacione për prerje për shkak edhe të borës, shkruan sot Koha Ditore.

Ka nga pak tentativa, por është nën kontroll”, thotë drejtori i Drejtorisë për administrimin e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” në Pejë, Fatmir Morina.

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.