"Istogu po bëhet qendër turistike"

IstogPostuar: 14:49 / 17.10.2017

Istogu shumë shpejt pritet të bëhet qendër e njohur turistike. Ardhja në Qeveri e Ramush Haradinajt pritet të rikthejë në hartë bukuritë që ka Rrafshi i Dukagjinit.

Kështu ka premtuar kandidati për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj.

Bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, Dreshaj ka dhënë lajmin e madh për Istogun, nisjen e dy rrugëve malore, atë nga Lubozhda deri në Shymek, dhe rrugën nga Istogu deri në Bjeshkën e Moknës.

Rruga është premtuar se do të jetë e cilësisë tejet të lartë me gjerësi 6 metra. Pal Lekaj i ka garantuar qytetarët e Istogut se këto projekte do të nisin në qershor të vitit të ardhshëm.

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.