Jashari: Kujdes i veçantë për grupe të veçanta

SkënderajPostuar: 15:48 / 09.05.2020

Në kuadër të kujdesit të shtuar për personat e moshës së tretë, të moshuarit e Komunës së Skenderajt që jetojnë në Qendren Rezidenciale për Personat e Moshuar, i janë nënshtruar testimeve për COVID-19 dhe fatmirësisht të gjitha mostrat e marra kanë rezultuar negativ.

I pari i komunës, Bekim Jashari, tha se ky është njëri nder lajmet e mira që tash e sa ditë janë duke i marrë në lidhje me situatën në të cilën gjendemi, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, të cilin e ka falënderuar për punën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer.

Kujdesi personal, masat parandaluese, qëndrimi në shtëpi duhet të vazhdojnë edhe me tutje, deri në përfundim të kësaj pandemie në shtetin tonë.

“Falënderues ndaj të gjithë atyre që kontribuan që komuna jonë të mos preket më shumë me këtë virus, duke u nisur nga qytetarët, mjekët, policët, inspektorët, zjarrëfikësit, humanistët, donatorët dhe mediat për rolin e tyre informues, sensibilizues e mobilizues në reduktimin e infeksionit. Vetëm kështu, të bashkuar mundim çdo armik që cenon shëndetin e ekzistencën tonë”, tha tutje Kryetari Jashari.

Jashari bën thirrje për të qëndruar në shtëpitë tuaja, me më të dashurit tuaj, punoni tokat tuaja, pasi që përkrahja nga ana e komunës për bujqësinë dhe fermerët po rritet fuqishëm çdo ditë e çdo muaj.

Për një jetë të shëndetshme për të gjithë! /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...