Kaçaniku shënon Ditën ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta

KaçanikPostuar: 15:15 / 04.12.2017

Me mesazhet për një jetë të barabartë dhe pa dallime, pa etiketime e pa ndarje në shoqëri, në Kaçanik u shënua 3 Dhjetori - Dita e personave me nevoja të veçanta.

Në Shtëpinë e Kulturës “Xhleadin Kurtaj” në Kaçanik, u promovua dokumentari i cili shpalosi problemet, brengat dhe përkrahjen institucionale të personave me aftësi të kufizuara në Komunën e Kaçanikut, transmeton InfoKomuna.

Pjesë e këtij dokumentari ishte edhe kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, i cili mes tjerash tha se përkrahja e komunës ndaj kësaj pjese të shoqërisë nuk do mungojë asnjëherë.

Në aktivitetin që shënoi këtë datë ndërkombëtare, Elmihane Krasniqi Malsiu, drejtoreshë e HANDIKOS-it në Kaçanik, foli për historikun e kësaj dite, duke shtuar se në vÑ–tÑ–n 1992 Asambleja e PërgјіthÑ•hme e OKB-Ñ•ë caktoi 3 dhјetorÑ–n – Ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, ndërsa qëllimi i kësaj dite është që vëmendja e opinioni shoqëror të përqendrohet edhe tek kjo kategori e shoqërisë.

Drejtoresha tha se personat me aftësi të kufizuara janë larg realitetit të ëndrrave të tyre, që synojnë një jetë të barabartë me të gjithë, ndërsa vazhdojnë të mbeten grupi më i rrezikuar në shoqërinë tonë.

Ajo theksoi se kjo pjesë e shoqërisë përballet me varfëri, ndërsa problemi kryesor mbetet punësimi i tyre.

Nga ana tjetër Enver Kamishi, drejtor për Arsim dhe Kulturë, në këtë aktivitet përcolli përshëndetjet dhe mbështetjen e kryetarit Besim Ilazi ndaj personave me nevoja të veçanta.

Në këtë aktivitet u shfaq një program artistik nga fëmijët e klasës së bashkangjitur shoqëruar nga fëmijët artistë. Në fund u nderuan me mirënjohje të gjithë ata që ndihmuan në realizmin e aktiviteteve të HANDIKOS-it në Kaçanik. Me mirënjohje u nderua edhe Komuna e Kaçanikut.

Të rinjët përmes projektit “Qasje për të gjithë” kishin organizuar disa aktivitete, ndërsa sot shënuan aktivitetin përmbyllës promovimin e dokumentarit “qasje për të gjithë”.

Ky projekt është financuar nga UNICEF- Inovation Lab dhe përkrahur nga Komuna e Kaçanikut. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.