Kallëzim penal për shkatërrim të monumentit në Prizren

PrizrenPostuar: 09:52 / 22.03.2018

Drejtoria e Inspektoriatit e ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore, në Prizren, kallëzimin penal ndaj një qytetari, i cili ka bërë shkatërrimin e një objekti të trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të qytetit.

Fjala është për objektin e mbrojtur nga lista e trashëgimisë së Ministrisë së Kulturës (shtëpia e familjes Hisari) e ndërtuar në shekullin XIX.

Sipas ligjit në fuqi, dëmtimet dhe shkatërrimet e paautorizuara të objekteve të mbrojtura në Republikën e Kosovës janë të dënueshme.

"Ftojmë qytetarët që të mos ndërmarrin veprime të tilla në të ardhmen pa pëlqimin e organeve kompetente", thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit. /InfoKomuna/