Kastrati: Njëri nga dy të shëruarit nga Kamenica, pos COVID-19 kishte edhe sëmundje tjera

KamenicëPostuar: 23:26 / 28.04.2020

Në Kamenicë sot janë shënuar pesë raste të reja me coronavirus.

Kryetari Qëndron Kastrati thotë për RTV Dukagjinin se nga mostrat e marra nga disa fshatra për fat të mirë pesë të infektuarit janë nga një fshat i vetëm.

Ai thotë se edhe dy persona tjerë sonte rezultojnë të shëruar nga Kamenica e që numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 5.

“Po e konsideroj edhe fat ketë gjë pasi njëri prej të shëruarve ka pasur edhe probleme tjera shëndetësore. Ky pacient gjatë qëndrimit në Klinikën Infektive është trajtuar edhe me oksigjeno terapi”.

Nga rastet e reja të konfirmuara sonte Kastrati thotë se më i riu është pesë vjeçar ndërsa më i moshuari 79 apo 80 vjeçar.

Duke përfshirë edhe rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Kamenicë ka shkuar në 39. /Telegrafi/ InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.