Katër komuna të rajonit jugor përfitojnë 215 mijë euro nga MAPL-ja

Postuar: 10:39 / 17.06.2019

Katër komuna të rajonit jugor të Kosovës rishtazi kanë njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për realizimin e projekteve të ndryshme.

Vlera e mjeteve që do të barten nga niveli qendror për jetësimin e këtyre projekteve shkon nga 50 mijë deri në 60 mijë euro për komunë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se në bashkëfinancim me MAPL-në do të zbatohet projekti i ndërtimit të parqeve në Komunë në vlerë prej 70 mijë eurove, me ç’rast niveli qendror projektin do ta financojë me 50 mijë euro, kurse Komuna do të marrë pjesë me 20 mijë euro. Sipas tij, ujdia është pjesë e grantit të performancës për komuna, shkruan sot Koha Ditore.

“50 mijë euro nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i kemi fituar për krijimin e parqeve të reja nga marrëveshja për bashkëfinancim. Kjo do të realizohet në vitin 2019. Kjo marrëveshje është realizuar si rezultat i performancës së Komunës së Suharekës. Puna dhe angazhimi serioz vazhdojnë në Komunën e Suharekës”, ka bërë të ditur Muharremaj, përmes rrjeteve sociale.

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.