Katër persona përfshihen në rrahje në Podujevë

PodujevëPostuar: 11:33 / 21.05.2018

Policia njofton se pas një zënke janë rrahur në mes veti katër persona. Gjatë kontrollit tek njëri prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një shufër gome.

Sipas Policisë, rrahja ka ndodhur të shtunën në Rr. “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, në ora 19:40.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar.