Kjo komunë për Festën e Pavarësisë organizon të luhet "LUDO KING"

SkënderajPostuar: 13:39 / 15.02.2019

Si zakonisht më 17 shkurt, në datën kur kremtohet përvjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, institucionet qendrore, por edhe ato lokale organizojnë aktivitete të ndryshme.

Ndër to, përveç aktiviteteve përkujtuese, gjatë kësaj dite, organizohen edhe koncerte dhe manifestime të ndryshme.


Megjithatë, një nga komunat në Kosovë, këtë vit ka menduar që të bëjë një organizim, në të cilin do të jetë një aktivitet i veçantë.

Bëhet fjalë për Komunën e Skenderajt, përcjell Telegrafi, e cila ka vendosur që në mesin e aktiviteteve të ketë edhe një lojë e cila është bërë shumë e famshme së fundmi, e quajtur “LUDO”.

Sipas një njoftimi rreth agjendës së kësaj komune, “më datën 15 shkurt, prej orës 11:00, në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj do të luhet loja më e luajtur në rrjetet sociale ‘LUDO’”. 

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...