KKSB: Shqetësuese gjendja në komunikacion në Han të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 16:53 / 28.07.2017

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Korrik, transmeton InfoKomuna.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Korrik dhe për rendë të ditës shqyrtoi:

-Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
-Gjendja e përgjithshme e sigurisë gjatë muajit Korrik
-Të ndryshme .

Me punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi udhëhoqi Nënkryetari i komunës Menduh Vlashi.

Lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunën e Hanit të Elezit gjatë muajit Korrik raportuan zyrtarët nga Policia e Kosovës Shpend Bela dhe Vahid Hyseni.

Rreshter Shpend Bela nga Stacioni policorë i Hanit të Elezit në raportin e tij theksoi se gjatë muajit korrik kemi numër të shtuar të raportimeve pran këtij stacioni. Ai tha se gjatë muajit korrik janë raportuar tetë raste të ndryshme edhe pse jo raste të rënda që kanë cenuar rendin dhe qetësinë publike.

Është evidente numri i shtuar i banorëve si rrjedhojë e ardhjes së bashkatdhetarëve.
Edhe për zyrtarët nga stacioni policorë në Han të Elezit është shqetësuese gjendja në komunikacion të cilët vetëm gjatë muajit korrik kanë lëshuar mbi 60 fletëdenime për shkelësit rregullave të komunikacionit.

Apelohet te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar.
Rreshter Shpend Bela i njoftoi anëtarët e KKSB-së se përveç organeve tjera zyrtare për mbrojtjen e ambientit edhe Policia e Kosovës është e mandatar që në përputhje me Ligjet në fuqi për mbrojtjen e mjedisit të ndëshkojë në vendë të ngjarjes të gjithë personat apo subjektet të cilët ndotin ambientin.

Ndërsa Vahid Hyseni nga Policia e Gjelbër tha se kjo njësi është duke e zhvilluar aktivitetin e sajë në përputhje me kompetencat dhe se gjatë muajit Korrik nuk është raportuar për ndonjë rast të veçantë të shkeljes së rregullave të vijës kufitare.

Edhe anëtarë tjerë të KKSB-së me komente e propozime konkrete u zotuan që të ndikojnë në komunitet për një gjendje sa më të mirë të sigurisë.
/InfoKomuna/