KRM "Pastrimi" ndanë mirënjohje për Komunën e Drenasit
GllogocPostuar: 09:09 / 21.09.2017
Me rastin e 60-vjetorit të themelimit të Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi”, Komuna e Drenasit është shpërblyer me mirënjohje, për bashkëpunim të ndërsjelltë në menaxhimin e mbeturinave, transmeton InfoKomuna.
Në këtë event prezantoi Drejtoresha e Shërbimeve Publike, Lumnije Krapi e cila edhe pranoi mirënjohjen, transmeton InfoKomuna.
Drejtoresha Krapi falenderoi KRM “Pastrimi” për bashkëpunim dhe njëherit premtoi që Komuna e Drenasit do të vazhdojë bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Me këtë rast janë prezantuar të arriturat, reformat, sfidat, vështirësitë, planifikimet e KRM “Pastrimi”, si dhe u ndanë mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe partnerët. /InfoKomuna/