Komuna dhe “Help”, ndihmojnë 40 biznese të vogla të Suharekës

SuharekëPostuar: 13:42 / 23.04.2018

Projekti “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2017-2018”, ka filluar të zbatohet edhe në Komunën e Suharekës, ku sot kanë nënshkruar kontratat 40 persona dhe biznese të vogla nga kjo Komunë.

Kryetari i Komunës Bali Muharremaj, para përfituesve të këtij projekti ka thënë se Suhareka ka filluar të ndryshojë.

"Ky projekt është i përbashkët mes 'Help'-it dhe Komunës së Suharekës dhe ne marrim pjesë me 20%, por kisha pas dëshirë që mbi 100 kandidatë të kishin përfituar nga ky projekt, pasi ne si komunë jemi të gatshëm me nda edhe më shumë mjete. Qëllimi kryesor është me zbut papunësinë. Ne kemi projekte të përbashkëta edhe me ministri tjera të qeverisë dhe shpresojë se do t’ia dalim”, ka thënë kryetari Muharremaj.

Ndërkaq, koordinatorja e projektit, Shqipe Breznica, ka sqaruar më shumë rreth detajeve për përfituesit e Projektit. Ndryshe, për të përfituar nga ky projekt ka qenë interesimi i madh ku kanë konkurruar 148 aplikues dhe kanë përfituar 40 përfitues. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.