Komuna dhe "Hidroregjioni Jugor" me marrëveshje për shpime për ujë të pijshëm

MalishevëPostuar: 12:13 / 27.09.2018

Komuna e Malishevës dhe Hidroregjioni jugor, përkatësisht Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe kryeshefi ekzekutiv i Hidroregjionit jugor, Besim Baraliu, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëfinancimi për “hapjen e puseve piezometër dhe puseve eksploatuese” në fshatrat Temeqinë, Bellanicë, Llapqevë dhe fshatrave tjera, sipas nevojave në Komunën e Malishevës.

Kjo marrëveshje është nënshkruar, me qëllim të hapjes së këtyre puseve, pasi nevoja për ujë të pijes është e madhe, sikur edhe shtimi i kapaciteteve të ujit, sasisë dhe kualitetit të ujit, dhe zgjerimi i rrjetit të ujit në fshatrat ku nuk ka rrjet të ujësjellësit.

Sigurimi i ujit për pije për të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës, është prej prioriteteve të veçanta, dhe për këtë qëllim, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është duke bërë përpjekje të shumta, që përmes projekteve të ndryshme, të rritë kapacitetet dhe të zgjeroj rrjetin e ujësjellësve, në mënyrë që fshatrat e Komunës së Malishevës, të jenë të furnizuara me ujë. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.