Komuna e Ferizajt ka aleate të fuqishme FSK-në

FerizajPostuar: 09:39 / 17.01.2018

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në mëngjesin e sotëm ka pritur në një takim komandantin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të FSK-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, transmeton InfoKomuna.

Me këtë rast gjenerali Cikaqi, ka uruar kryetarin Aliu, për postin e të parit të Komunës së Ferizajt, duke ofruar edhe bashkëpunimin e nevojshëm në fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me FSK-në.

E nga ana tjetër, kryetar i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar gjeneral Cikaqin për këtë vizitë, duke theksuar se bashkëpunimi me Forcën e Sigurisë së Kosovës, nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë edhe në mandatin katër vjeçare.

Ishte ky takimi i parë në mes kryetarit Aliu dhe gjeneral brigade Enver Cikaqi./InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.