Komuna e Fushë Kosovës prezanton 70 projekte para qytetarëve

Fushë KosovëPostuar: 12:09 / 25.08.2017

Komuna e Fushë-Kosovës ka publikuar buxhetin total për vitin 2018, i cili arrin shumën prej 10 milionë e 211 mijë e 821 euro, kurse vetëm për investime kapitale për vitin 2018 janë planifikuar 4 milionë e 65 mijë euro.

Këto publikime u prezantuan gjatë dëgjimit të tretë publik me qytetarë, rreth ‘Planit të buxhetit 2018-2020’, të mbajtur në objektin e Komunës së Fushë –Kosovës.

Përveç qytetarëve të Komunës së Fushë-Kosovës, të pranishëm në këtë dëgjim publik ishin: përfaqësues të OSBE-së, organizata joqeveritare, asamblistë të Kuvendit të Komunës.

Ramadan Jashanica, drejtor i Financave dhe Buxhetit në Komunën e Fushë-Kosovës, tha se përpjekjet e Komunës së Fushë-Kosovës do të vazhdojnë në përmbushjen e nevojave të qytetarëve në të gjitha sferat e mundshme (shkolla, asfaltime, kanalizime, ndriçime publike, ndërtim të shtëpive për rastet sociale, palestra sportive etj).

“Janë gjithsej 70 projekte të cilat priten që të realizohen brenda kësaj periudhe kohore, e që janë projekte dhe investime të cilat ju interesojnë qytetarëve për ta ditur se nga po shkojnë investimet. Këto janë projekte të cilat janë bazuar në kërkesat e qytetarëve të Komunës së Fushë-Kosovës dhe si prioritet kryesor i kemi projektet e lartpërmendura të cilat do të realizohen në fshatra dhe në qytet” tha Jashanica në këtë dëgjim publik.

Drejtori i Financave dhe i Buxhetit u tha të pranishmëve se shumë kërkesa tuaja që po parashtrohen në këtë takim, janë planifikuar dhe janë në realizim e sipër. Kërkesat tjera, të cilat vijnë nga ky dëgjim publik, do të inkorporohen në tabelën buxhetore për investime kapitale për vitin 2018.

Ne këtë dëgjim, i cili është i treti me radhë, vërehet një ndryshim mes qarkores buxhetore 1/2018 dhe qarkores buxhetore 2/2018. Ne e kemi bërë rritjen e buxhetit për 83,585.00 euro për mallra e shërbime në sektorin e shëndetësisë, kryesisht për barna, pasi që kjo ishte e kërkesë e qytetarëve pjesëmarrës në dy dëgjimet paraprake./InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...