Komuna e Gjilanit përkrah fermerët në ulje të çmimit të derivateve

GjilanPostuar: 14:28 / 20.05.2019

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me përfaqësuesin e kompanisë Shell Kosova, Hamdi Kelmendi, për përkrahje për fermerët e kësaj komune.

Në bazë të këtij memorandumi, Shell Kosova ofron zbritje të çmimit të derivateve të naftës për 5 cent për litër për të gjithë fermerët që janë në regjistrat e Drejtorisë së Bujqësisë.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj kompanie, duke thënë se kjo do t’ua lehtësojë punën fermerëve.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Shell Kosova, Hamdi Kelmendi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin, ndërkaq theksoi se kjo kompani po e barazon fermerin kosovar me të europian për sa i përket cilësisë së derivateve. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.