Komuna e Podujevës organizon takim me bashkatdhetarë

PodujevëPostuar: 20:02 / 26.12.2020

Komuna e Podujevës, gjegjësisht Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik,ka organizuar takim me bashkatdhetarë.

Sipas kumtesës komunale, takimi do të mbahet të martën nga ora 11:00 në sallën e objektit të vjetër të Komunës.


“Komuna e Podujevës –Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik, më 29.12.2020 (e martë) në orën 11:00 në ish-sallën e Kuvendit (ndërtesa e vjetër të Komunës) organizon takim me bashkatdhetarët që po qëndrojnë në vendlindje për festat e fundvitit. Në këtë takim falënderues për bashkatdhetarët, për kontributin dhe gjithë atë që po bëjnë për të ndihmuar familjet e tyre, do të mirëpresim propozimet dhe idetë në planifikimin e investimeve dhe projektet që do të realizojmë në të mirë të qytetarëve.  Mirëpresim bashkatdhetarët tanë, të cilët kanë ardhur në familjet e tyre për festat e fundvitit, që të marrin pjesë në takim”, thuhet në njoftim./Llapi.info

 

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.