Komuna e Prishtinës ngrit nivelin e sigurisë rreth parkut të qytetit

PrishtinëPostuar: 09:50 / 24.04.2018

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur së në bashkëpunim me UN Habitatin dhe UN Women, është duke e realizuar projektin për Auditimin e Sigurisë dhe punëtorinë Bllok pas Blloku - Minecraft për intervenimet e nevojshme në lagjen rreth Parkut të Qytetit.

Ky sipas komunës është një proces përmes të cilit pjesëmarrësit analizojnë karakteristikat fizike të një hapësirë publike, shprehin mendimet e tyre se si hapësirat të fjalë mund të reflektojnë pasiguri, dhe ofrojnë propozime konkrete për përmirësimin e mjedisit urban.

Me këtë rast intervenohet në ndriçim, shenjëzim, infrastrukture rrugore, organizim të hapësirës, mirëmbajtje dhe funksione të tjera urbane.

Auditimi i Sigurisë bëhet përmes ecjeve në grup, në kohë të ndryshme gjatë ditës dhe natës. Thelbi i këtij aktiviteti është krijimi i një mjedisi të sigurt , sidomos për gratë dhe vajzat.

Pjesë e Auditimit të Sigurisë, që bëhet më 26 dhe 27 prill, apo e punëtorisë Bllok pas Blloku - Minecraft që mbahet më 11, 12 dhe 13 maj, mund të bëheni KËTU  përmes plotësimit të formularit për aplikim. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.