Komuna e Prizrenit paralajmëron pagesën e borxheve për shpenzimet e varrimit

PrizrenPostuar: 11:17 / 26.04.2019

Autoritetet komunale të Prizrenit kanë bërë të ditur se pagesat e shpenzimeve të varrimit për 500 raste, që nuk ishin kompensuar gjatë vitit 2018, do të ekzekutohen brenda pak ditëve.

Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, kërkesa është dërguar në nivelin qendror dhe se shumë shpejt pritet që të ekzekutohen pagesat, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, duke pasur parasysh pyetjet e shumta nga qytetarët në lidhje me çështjen e pagesës së shpenzimeve të varrimit, njofton opinionin publik se kërkesa tashmë është dërguar në Thesar nga ana e Drejtorisë dhe se shumë shpejt pritet të realizohen edhe pagesat. Sipas kësaj, varësisht nga procedurat, brenda 2-3 dite pritet që të realizohen pagesat e 513 familjeve për shpenzimet e varrimit”, shkruan në njoftimin e Komunës së Prizrenit për çështjen e pagesës së shpenzimeve të varrimit.

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.