Komuna e Rahovecit binjakëzohet me Bashkinë e Përmetit

RahovecPostuar: 14:32 / 08.09.2017

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Niko Shupuli, kryetar i Bashkisë Përmet në Shqipëri, nënshkruan sot marrëveshjen për binjakëzim dhe bashkëpunimi në mes të dy komunave.

Nënshkrimi i marrëveshja është mbështetur në miqësinë e përhershme, vëllazërinë, përparimin dhe paqen midis shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Marrëveshja synon thellimin dhe forcimin e miqësisë në bazë të një miqësie evropiane, duke dashur që nëpërmjet këtij rrugëtimi të krijohen kushte për kontakte të tjera në mes të qytetarëve në fushën e kulturës, arsimit, shëndetësisë, sportit, ekonomisë dhe turizmit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes  Vehapi dhe Shupuli vizituan “Podrumin e Vjetër” në qytetin e Rahovecit dhe Shkollën e Mesme Profesionale “Selajdin Mullaabazi”, ku janë pritur nga drejtori i bodrumit dhe drejtori i shkollës.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.