Komuna e Shtimes marrëveshje me MAPL-në dhe DEMOS-in
Kryetari i Shtimes Naim Ismajli ka nënshkruar marrëveshjen me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe me DEMOS-in, ku MAPL-ja dhe DEMOS-i bashkëfinancojnë Grantin e performancës me nga 50% për 4 vite, ndërsa kontributi i Komunës së Shtime, nga buxheti i saj vjetor i vitit 2018, për këtë projekt është 78.920.00€.
Komuna e Shtimes për vitin 2018 ka fituar 68.410.00€ nga Granti i performancës.
Ky Grant mund të përdoret për investime kapitale në çfarëdo fushe prioritare në përputhje me kompetencat dhe planet e komunës.
Të gjitha procedurat e prokurimit, menaxhimit të projektit dhe ato financiare do të bëhen nga ana e komunës, sipas ligjeve në fuqi. Komuna e jonë ka plotësuar tri kushtet e Grantit të Performancës.
Kjo marrëveshje hyri në fuqi në momentin e nënshkrimit të saj nga MAPL, DEMOS dhe Komuna. /InfoKomuna/