Komuna nis projektin për ndërtimin e trotuarit në Drenoc

RahovecPostuar: 13:25 / 04.12.2018

Në fshatin Drenoc të komunës së Rahovecit, kanë nisur sot punimet për ndërtimin e trotuarit në këtë fshatin. Trotuari do të ndërtohet përgjatë rrugës kryesore të këtij fshati, nga hyrja e qytetit të Rahovecit deri në qendër të fshatit, përcjell InfoKomuna.

Nisjen e punimeve për rregullimin e trotuarit në fshatin Drenoc, nga afër i kanë parë sot, kryetari i komunës, Smajl Latifi i shoqëruar nga drejtor të drejtorive komunale dhe banor të fshatit Drenoc, të cilët e kanë pritur mirë fillimin e këtij projekti të rëndësishëm ta.

“Vazhduam ditën me fillimin e ndërtimit të trotuarit në Drenoc. Trotuari, shumë i nevojshëm për banorët, do të ndërtohet nga hyrja e fshatit e deri në qendër. Nuk do të ndalemi deri sa t'i përfundojmë të gjitha projektet infrastrukturore të rëndësishme për të gjithë banorët e Komunës”, ka thënë ndër të tjera Latifi.