Komuna përkrah me makina bujqësore 35 fermerë dhe bujq vushtrrias

VushtrriPostuar: 09:58 / 17.07.2019

Komuna e Vushtrrisë, Drejtoria për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka vazhduar me projektet për përkrahjen e fermerëve duke shpërndarë 35 makina bujqësore për spërkatje.

Fermerët përfitues u shprehën mjaft të lumtur me këtë projekt, ndërsa Kryetari i Komunës Xhafer Tahiri me këtë rast tha se komuna do të mbështesë fermerët vushtrrias të cilët punojnë tokën.

“Komuna do të vazhdojë të përkrahë fermerët dhe bujqit vushtrrias në kushte të drejta dhe të barabarta, duke ju ardhur në ndihmë bujqve e fermerëve vushtrrias që punojnë tokën dhe japin prodhime cilësore vendore”. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...