Koordinohen për marshin e FSK-së më 10 maj në Rahovec

RahovecPostuar: 14:26 / 04.05.2018

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në takim përfaqësuesit e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kapiten Bekim Çeku dhe Rreshter Major Irfan Berisha me të cilët ka biseduar për koordinimin e organizimit të Marshit të FSK-së, që do të mbahet me 10 maj, në kuadër të “Javës së heronjve dhe dëshmorëve në Komunën e Rahovecit”.

Kryetari Latifi ka thënë se "jam i nderuar që ju pres në takim që ka të bëjë me koordinimin në mes të Komunës dhe FSK-së, për organizimin e Marshit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, që organizohet në kuadër të “ Javës së heronjve dhe dëshmorëve të Komunës së Rahovecit".

"Ne jemi të përgatitur, që t'ju ofrojmë ndihëm të cilën ju e kërkoni, që Marshi të organizohet sipas planeve që ju i keni përgatitur".

Ndërsa, përfaqësuesit e FSK-së, Kapiten Bekim Çeku dhe Rreshter Major Irfan Berisha e falënderuan Kryetarin Latifi, për përkrahjen e tij, duke thënë se është përgatitur plani për organizimin e Marshit të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Komunën e Rahovecit dhe presim që ky Marshim të shkoj ashtu siç është planifikuar.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.