Kramoviku i Rahovecit bëhet me impiant për trajtimin e ujërave të zeza

RahovecPostuar: 15:31 / 19.11.2018

Në fshatin Kramovik të Rahovecit u inaugurua ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.

Në këtë ngjarje morën pjesë Fatmir Matoshi, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Ulrika Richardson, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së; Smajl Latifi, kryetar i Komunës së Rahovecit, etj.

Ky impiant është i pari i ndërtuar në këtë mënyrë në Kosovë dhe ka për qëllim mbrojtjen e cilësisë së ujit të lumit Drin, përmes prezantimit të teknologjive kost-efektive dhe inovative, veçanërisht në zonat që nuk kanë qasje në impiantet urbane për trajtimin e ujërave të zeza.Përfaqësuesja e UNDP-së Ulirika Richardson tha se Komuna e Rahovecit është qytet që ka ndikim në lumenj, raporton Ekonomia Online.

Richardson tha se projekti ka shumë rëndësi për ruajtjen e ambientit dhe të ujërave të pastër.“Jam e lumtur që kam pasur mundësi të jem në këtë ceremoni. Në makinë gjatë rrugëtimit dëgjova mjaft shumë për rëndësinë që ka lumi Drin. Unë e kuptoj që ky është një fshat që ka ndikimin e tij në lumenj. Njëkohësisht kuptojmë që dëmet që i janë bërë mjedisit janë të vështira për t’u përmirësuar”.

“Uji si një domosdoshmëri globale është një resurs i çmueshëm që nuk njeh kufij. Jam e lumtur që ekziston një trup koordinues që kalon përgjatë lumit Drin. Nëse nuk e kemi përfshirjen lokale është e vështirë të sigurohemi se do kemi rezultate të qëndrueshme të këtij projekti”.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se nisjet e projekteve të mëdha janë falë angazhimit dhe bashkëpunimit të donatorëve ndërkombëtarë, raporton Ekonomia Online.Sipas tij, projekti ka rëndësi të madhe për ruajtjen e mjedisit, të florës e të faunës. “Falë bashkëpunimit mes institucioneve të vendit dhe donatorëve ndërkombëtarë, Kosova po rezulton me sukses në projekte të mëdha. Impiantet për trajtimin e ujërave të zeza janë bazë për një mjedis të pastër. Ky projekt ka një rëndësi të madhe për ruajtjen e mjedisit si dhe florës e faunës”.

E kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, bëri të ditur se përfitues nga ky projekt do të jenë 66% e qytetarëve të kësaj komune. “Nga fshati Kramovik përfitues do të jenë 66% e popullsisë. Për ne është më rëndësi se ky projekt ka gjetë zbatim në këtë fshat. Natyrisht që presim që këto punë të mira të vazhdojnë edhe në vendbanime e tjera që të kemi mjedis të pastër dhe ujëra cilësore.

Latifi tha se Komuna e Rahovecit ka nevojë edhe për impiante të tjera “Ne kemi nevojë edhe për impiante të tjera. Unë besoj që MMPH-ja dëshmon përkushtimin e ministrisë që në të ardhmen e afërt të vazhdojmë edhe ndërtimin e impianteve të tjera”.

Ky projekt është financuar nga Fondi Global i Mjedisit-GEF dhe është implementuar nga UNDP.

KlinëKomente: 0 Ndahen 212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq – Dugajevë 10:51 / 17.05.2024 Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.
PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...