Kryetari Ahmeti viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Lipjan
Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sot ka qëndruar për një vizitë pune në Zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan, ku është pritur nga kryetari i këtij Këshilli, Xhevdet Bytyqi.
Gjatë këtij takimi u diskutua bashkëpunimi i deritanishëm në mes komunës dhe Këshillit të Bashkësisë Islame si dhe mundësitë e bashkpunimit edhe në të ardhmen, transmeton InfoKomuna.
Me këtë rast kryetari Imri Ahmeti, ka uruar krerët e Bashkësisë Islame në Lipjan për zhvillimin e aktiviteteve duke ju ofruar edhe me tutje mbështjetje institucionale.
Nga ana tjetë, Xhevdet Bytyqi, kryetar KBI në Lipjan ka falenderuar Kryetarin Imri Ahmeti për mbështetjen e vazhdueshme që ka treguar ndaj Këshillit.
Ndryshe, Komuna e Lipjanit viteve të fundit ka mbuluar shpenzimet e varrimit si dhe ka ndarë për çdo vit një shumë të mjeteve financiare për t’ia mundësuar një qytetari shkuarjen në haxh. /InfoKomuna/