Kryetari Haliti gjatë fundjavës inspektoi projekte të ndryshme që po realizohen

VitiPostuar: 09:43 / 15.10.2018

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti këtë fundjavë ka vazhduar me inspektime të projekteve të shumta që po realizohen në lokalitet e ndryshme të kësaj komune.

Me këtë rast ai ka vizituar punimet në rregullimin e një rruge bujqësore në fshatin Lubishtë për të vazhduar me tej në fshatin Buzovik, ku po punohet në rregullimin e një rruge qe lidhë këtë fshat me Beguncën.

Ai ka vizituar po ashtu edhe punimet në rrugën e Kolishtës por edhe punimet në rregullimin e hapësirave gjelbëruese në oborrin shkollor të fshatit Radivojcë. /InfoKomuna/