Kryetari Haliti mbështet mësimin nga distanca-lidhet direkt me nxënësit në orën e mësimit

VitiPostuar: 19:44 / 31.03.2020

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti shpreh mbështetjen e tij të plotë për mësimin nga distanca, që ka filluar të aplikohet pas ndërprerjes së mësimit të rregullt në shkollat tona, si pasojë e pandemisë me koronavirus.

Kryetari Haliti përmes një video konference, është lidhur në orën e mësimin online të Teknologjisë Informative, të cilët me nxënësit e klasave të XII të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, po e mbante prof. Adriatik Zeqiri.

“Ne e kemi pas një mësim në rrethana të jashtëzakonshme në vitet `90-ta, por tani kemi përparësi sepse kemi digjitalizim. Mësimi online është i mirë, por duhet vëmendje dhe zell nga nxënësit si dhe edukatorë çfarë i kemi në Viti. Kjo do t'iu ndihmojë të mbani rendin dhe trendin e mësimit”, ka thënë kryetari Haliti.

Prof. Adriatik Zeqiri i ka shpjeguar kryetarit Haliti disa vegla dhe mundësi që mund të shfrytëzohen nga platforma Zoom për realizimin e njësive mësimore online. Sipas tij, interesimi i nxënësve është i madh. Po ashtu nxënësit patën rastin edhe të komunikojnë dhe të shtrojnë pyetje për të parin e komunës.

Kryetari Haliti i ka lavdëruar personelin arsimor dhe nxënësit për këtë organizim të mësimit. Ai është shprehur optimist se kjo situatë do të kalojë dhe gjithçka do të normalizohet. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.