Kryetari i Ferizajt vizitoi institucionet e kujdesit shëndetësorë

FerizajPostuar: 15:52 / 14.03.2020

Mëngjesin e sotëm, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me nënkryetarin e Komunës, Naim Ferati, drejtorin e Shëndetësisë, Bekim Ademi dhe drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani, vizituan institucionet e kujdesit shëndetësor në Ferizaj si Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Emergjencën Primare dhe Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.

Nga njoftimet e profesionistëve shëndetësor, konstatohet se të gjitha rastet e paraqitura të dyshimta në Ferizaj janë konfirmuar si negative, pra nuk ka raste të konfirmuara të CoronaVirus-it.

"Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme që të ruhet qetësia mes qytetarëve, të shtohet kujdesi por të mos krijohet panik i panevojshëm".

Drejtuesit e institucioneve shëndetësore në nivelin lokal në takimin që patën me të parin e Ferizajt, Agim Aliu thanë se janë në nivel të detyrës, me pajisjet e materialet që mundësojnë këto rrethana, porse fokusi do të jetë orëve në vijim që të investohet shtesë në materiale e pajisje mbrojtëse.

Për koordinim më të lehtë mes institucioneve shëndetësore, në trajtimin e rasteve eventuale, u krijua Shtabi Emergjent i prirë nga Kryetari i Komunës, drejtori i DShMS-së, drejtori i QKMF-së, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm, drejtori i IKShP-së në Ferizaj si dhe farmacistët nga QKMF dhe Spitali. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.