Kryetari i ri në vështirësi për reduktimin e drejtorive komunale

PrizrenPostuar: 13:35 / 15.12.2017

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, pasi ka pranuar zyrtarisht udhëheqjen e ekzekutivit lokal ka pranuar se do ta ketë të vështirë që në fillim të mandatit ta përmbushë zotimin për uljen e numrit të drejtorive komunale.

Ai ka bërë të ditur se nevoja për të siguruar shumicën në Kuvendin e Komunës e detyron që të lidhë koalicione me subjektet e tjera politike.

“Pata premtuar se do të mundohem ta zvogëloj numrin e drejtorive, por për shkak të numrit të këshilltarëve në KK kjo po duket të jetë problematike”, ka thënë Haskuka, duke shtuar se deri në fund të mandatit do të mundohet të shikojë se si është mënyra më e mirë me qeverisë me Komunën e Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë fushatës parazgjedhore Haskuka ka prezantuar 43 zotimet e tij për Prizrenin. Zvogëlimi i numrit të drejtorive në Qeverinë komunale ka qenë zotimi numër 23 në këtë listë.

Kryetari i sapozgjedhur i Prizrenit ka pohuar se do të angazhohet që t’i përmbushë të gjitha zotimet, por po ashtu ka pranuar se nuk do të mundë që të nisë menjëherë me zbatimin e pikës 23 nga lista e zotimeve të tij.

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...