Kryetari Lladrovci takon auditorët nga Qeveria zvicerane

GllogocPostuar: 17:08 / 15.09.2017

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të premten është takuar me Auditorët nga Qeveria Zvicerane të cilët janë duke bërë auditimin e programeve zvicerane në Kosovë, përkatësisht projektet të cilat janë implementuar ne Komunën e Drenasit.

Auditorët nga Zvicra, kanë shprehur interesim për Komunën e Drenasit rreth projekteve të ujësjellësit, kanalizimeve, për numrin e banorëve të Komunës, sa është i shtrirë rrjeti i ujësjellësit në Drenas përmes kompanisë së ujësjellësit, sa vendbanime janë në rrjetin e kanalizimit dhe për projekte të tjera të cilat janë implementuar nga Qeveria e Zvicrës, transmeton InfoKomuna.

Kryetari i Komunës, ka falënderuar Qeverinë Zvicerane dhe popullin e tyre që kanë investuar në Komunën e Drenasit dhe ka njoftuar për gjendjen aktuale të ujësjellësit në Komunën e Drenasit dhe shtrirjen e tij, për rrjetin e kanalizimit dhe projekteve të tjera që janë implementuar përmes programit të financimit nga Qeveria e tyre.

Kryetari Lladrovci u ka thënë Auditorëve Zviceran se Komuna e Drenasit është e gatshme të bashkëpunoj me Qeverinë Zvicerane për realizimin e projekteve të cilat janë në interesin e qytetarëve të Komunës së Drenasit. Ai ka thënë se do të krijojnë klimë bashkëpunuese për secilin projekt që është nga ta./InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.