Kryetari Muharremaj emëron Mihrije Sukën nënkryetare të Suharekës

SuharekëPostuar: 10:51 / 13.12.2017

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pranuar postin nga ish-kryetari, Sali Asllanaj.

Ceremonia e dorëzim-pranimit është zhvilluar të martën në zyrën e kryetarit. Zyra Komunale për Informim ka njoftuar se pas pranimit të detyrës, Muharremaj është zotuar se do të përfaqësojë të gjithë qytetarët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai ka bërë të ditur se me këtë rast kryetari Muharremaj ka bërë publik edhe emrin e nënkryetares së Komunës, që do të jetë Mihrije Suka.

Sipas njoftimit, Suka është profesoreshë e shkollës profesionale “Avdyl Ramaj” dhe kryetare e Forumit të Gruas së AAK-së, dega në Suharekë.

Në zgjedhjet e raundit të dytë për kryetar komune, Bali Muharremaj i AAK-së pat marrë 13 mijë e 755 vota apo 52,57 për qind, derisa Sali Asllanaj i LDK-së mori 12 mijë e 410 vota apo 47,43 për qind.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.