Kthehet në rivlerësim prokurimi për Hartën Zonale të Rahovecit

RahovecPostuar: 10:04 / 16.01.2019

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar njoftimin për dhënie të kontratës në aktivitetin e prokurimit për hartimin e Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit. Gjykata e Tenderëve ka marrë vendim që këtë lëndë ta kthejë në rivlerësim, pasi që paraprakisht ka aprovuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik "Infra plus & Luz DD & Plan 2".

"Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës me titull 'Hartimi i Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit..., të iniciuar nga Komuna e Rahovecit dhe lënda kthehet në rivlerësim", shkruan në njoftimin e OSHP-së, shkruan sot Koha Ditore.

Në arsyetimin e vendimit bëhet e ditur se njoftimi për kontratë për këtë aktivitet të prokurimit është bërë më 22 qershor 2018, derisa hapja e ofertave ishte bërë më 11 korrik 2018. Operatori ankues nga Komuna ishte njoftuar më 20 nëntor 2018 se është eliminuar si tenderues.

Ky operator më 22 nëntor 2018 ka bërë kërkesë për rishqyrtim te autoriteti kontraktues dhe pasi që i është refuzuar kjo kërkesë ka deponuar ankesë në OSHP më 6 dhjetor 2018, me pretendimin se Komuna e Rahovecit ka vepruar në kundërshtim me nenet 7, 25, 56 dhe 59 të LPP-së dhe nenin 27 të RRUOPP-së dhe interpretimin e KRPP-së.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.